Ukrainë/ Banorëve të Luhanskut u kërkohet të evakuohen urgjentisht

Banorëve të rajonit të Lluganskut në lindje të vendit u është kërkuar që të evakuohen menjëherë.

Administrata rajonale ka thënë në një deklaratë se java e ardhshme mund të jetë tejet e vështirë, duke potencuar se kjo mund të jetë hera e fundit që njerëzit kanë një shans për t’u larguar.

Forcat ruse e kanë pasur në fokus kapjen e të gjithë rajonit të Donbasit, në të cilin gjenden dy republikat e vetëshpallura Lugansk dhe Donjeck, të njohura si entitete nga Rusia 2 ditë para sulmit të Ukrainës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Presidenti Zelenski dhe disa vende perëndimore kanë paralajmëruar një luftë me precizion të lartë në rajonin e Donbasit, për të cilën kreu i shtetit ka thënë se nuk do të tërhiqet.

Ndërkohë forcat ajrore ruse kanë bombarduar disa qytete ukrainase, pas një kohe pauze.

Disa sulme janë raportuar në qytetin perëndimor të Lvivit, ndërsa banorët ishin nëpër rrugë.

Disa shtëllunga tymi u panë edhe nga korrespodentët e medieve ndërkombëtare, ndërsa nuk raportohet ende për viktima.

Disa blloqe pallatesh janë shkatërruar edhe në qytetin e Karkivit ndërsa sirenat kanë lëshuar alarmin edhe në Kiev.

Bashkia e Mariupolit tha se trupat ruse i kanë lejuar civilët të evakuohen nga qyteti pothuajse i shkatërruar.

Rusia pretendon se ka kontrollin e pjesës më të madhe të qytetit.

Disa orë më parë, kryeministri i Ukrainës, Denys Shimhal tha se Mariupoli nuk ka është në dorën e rusëve, pavarësisht se Moska i vuri ultimatum forcave ukrainase për t’u dorëzuar, ndërsa këta të fundit thanë se do të luftojnë deri në fund.