Pa treg e pa lekë në Gjirokastër, njerëzit "dynden" në tregun e rrobave të përdorura që shiten në rrugë

Të ardhurat e pamjaftueshme dhe kriza ekonomike ka bërë që qytetarët në Gjirokastër të lënë tregun industrial dhe të kthejnë sytë nga tregu i rrobave të përdorura. Por këto të fundit shiten buzë rrugëve dhe nëpër ambiente aspak të përshtatshme për treg.

Malli qëndron për muaj të tërë pa u shitur në tregun industrial të Gjirokastrës.

Tregtarët thonë se puna ka rënë ndjeshëm, e për pasojë edhe të ardhurat e tyre.

"Ka rënie tregu në përgjithësi, nuk ka punë të madhe por njerëzit jetojnë."

Në pamundësi për të blerë produkte të reja, qytetarët janë dyndur në tregun e rrobave të përdorura.

Ata thonë se është më e përballueshme për ta që të marrin produkte të përdorura.

"Shumë të lira. Jemi me pension, pension të madh s'kemi prandaj vijmë këtu."

"Bleva qelqurina. Janë të lira, i marrim me 50 lekë, 100 lekë. Më shumë nuk marrim."

Por teksa tregut të rrobave të përdorura i është shtuar puna, tregtarët detyrohen që të punojnë në kushte aspak të përshtatshme.

Në qiell të hapur, pa tavolina e mes pluhurit, është kjo zgjidhja e vetme për shitësit e blerësit në Gjirokastër.

Pa treg e pa lekë në Gjirokastër, njerëzit