"Të mos na gjykojë SPAK!" U arrestuan për rryshfet, policët e Morinës ankohen në Apel

Punonjësit e policisë së Kukësit të arrestuar disa ditë më parë ankimojnë masat e sigurisë në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Nëpërmjet avokatëve të tyre ata kërkojnë ndryshim të masave të sigurimit dhe shpalljen e moskopetencës nga GJKKO dhe dërgimin e çështjes për hetime të mëtejshme në prokurori dhe Gjykatën e Kukësit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Argumenti i përdorur nga mbrojtësit ka të bëjë me faktin që sipas vendimit Unifikues të Gjykatës së Lartë vepra penale e Korrupsionit që është poshtë shifrës 500 mijë lekë të vjetra nuk është kompetencë e SPAK por e gjykatës së rrethit.

32 punonjësit e policisë u vendosën në pranga pas hetimeve disamujore të kryera nga SPAK, ku rezulton që merrnin rryshfet për të kaluar qytetarë pa u regjistruar në sistemin Tims. Po ashtu edhe favore të tjera, informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi.