Burri me probleme të shëndetit mendor sulmon 60 vjeçarin në Kavajë

Një 50 vjeçar i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor ka goditur me një mjet prerës një 61 vjeçar. 

Ngjarja është shënuar sot, rreth orës 08:40, në fshatin Gosë të Kavakës.

“Shtetasi G. M., 50 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka goditur me mjet prerës, shtetasin N. V., 61 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve” informon policia e Tiranës.

 Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.