Incineratori i Fierit, Alqi Bllako kërkon të lirohet nga qelia
Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, i arrestuar nga SPAK për incineratorin e Fierit kërkon të lirohet nga qelia.
Bllako ka ankimuar në Apelin e Posaçëm masën e sigurisë "arrest në burg" të marrë nga Shkalla e Parë për akuzën e "shpërdorimit të detyrës" dhe "korrupsionit".
Në ankim ish-deputeti pretendon se nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprave penale nga Bllako dhe nuk ekzistojnë kushtet ligjore për një masë ekstreme si ajo e "arrestit në burg".
Alqi Bllako u arrestua me urdhër të SPAK më 1 prill 2022.
Ai akuzohet se ka falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara që i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit.
Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi.
SPAK ka nënvizuar se nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga ana e Bllakos, gjatë kohës që ka shërbyer në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.
Përfitimi i parregullt dyshohet se mund të jetë marrë përmes rrogës së babait të tij në një nga kompanitë e inceneratorit. Në 16 muaj, ai është paguar 14.964.900 lekë nga Inceneratori i Tiranës. Këto të ardhura janë përfituar në tre mujorin e fundit të vitit 2018, në vitin 2019 dhe në janar të vitit 2020. Por gjatë marrjes ne pyetje nga prokuroria Bllako ka muhuar akuzat dhe ka pretenduar se ai ka qënne vetem nje percjelles shkresash dhe jo vendimmarrës.
