Fshati ku jeta ka ndaluar! Graceni në Elbasan pa investime, braktiset nga banorët

Fshati Gracen në Elbasan prej vitesh është duke u braktisur nga njerëzit.

"Kanë ikur, kërkojnë më të mirën. Këtu është zero. Rini këtu? S'ka."

Banorët që ende jetojnë ende aty thonë se jeta në fshat është ndalur.

Sipas banorëve nga 70 familje që jetonin dikur, sot kanë mbetur vetëm 13. Shkak për largimin kryesisht të të rinjve ata bëjnë mungesën e investimeve."

"Kushtet, infrastruktura. Kryesisht është punësimi."

"Kanë ikur, nuk kanë lekë, ku do punojnë? Ujë nuk kemi të vadisim tokat, janë djerr të gjitha."

Dikur shkolla gumëzhinte nga zërat e fëmijëve, ndërsa sot qëndron e mbyllur. Shkak për këtë është bërë largimi i të rinjve, të cilët duke mos gjetur veten në këtë vend kanë zgjedhur të emigrojnë dhe për pasojë kësaj shkolle t'i vendoset dryni.

"Rinia ka ikur që të kishim fëmijë shumë, të martoheshin, të kishim gjallëri. I kanë mbyllur shtëpitë dhe kanë ikur. Kanë mbetur vetëm pleqtë."

"Kanë ikur, u mbyll shkolla."

"Këtu ishte nga klasa e pestë deri në të nëntën. Nuk ka nxënës."

Nëse dikur në këtë fshat ishin 70 familje, sot kanë mbetur vetëm 15 ku pjesa më e madhe e banorëve janë të moshuar.