Atentati i dështuar ndaj djalit të policit në Durrës dhe lidhja me vrasjen e vëllezërve Haxhia

Hijet e parave të vjedhura në Rinas kanë dalë në hetimin për atentatin ndaj ish-efektivit Orlando Paplekaj i sulmuar në Shijak. Ky i fundit në dëshminë e tij ka thënë se plumbat nuk ishin për të, por paralajmërim për të tjerë.

Atentati ndaj ish efektivit të policisë Orlando Paplekaj të shtunën në Shijak mbetet pa autorë dhe i mbuluar me të panjohura.

Dëshmia dhe pretendimet e të riut që u sulmua duke lëvizur me kamionçinë që shpërndan gaz po e orientojnë hetimin në pista të reja.

Ai ngulmon se nuk ka qenë ai objektiv i atentatit dhe mund të jetë ngatërruar.

Në shënjestër të sulmit, sipas tij mund të ketë qenë një person “i panjohur” për të që aty pranë në kohën e sulmit.

31-vjeçari dhe askush tjetër nuk u prek nga plumbat.

As makina që përdorte për shpërndarjen e gazit të lëngshëm nuk u dëmtua.

Për ish-policin, atentati mund të jetë paralajmërim për punëdhënësin e tij.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ndaj hetimet për ngjarjen janë shtrirë në disa pista deri tek grabitja e parave në Aeroportin e Rinasit.

Vëllai i shënjestrës ishte kunati i Besmir dhe Viktor Haxhiaj të ekzekutuar në prill të vitit të kaluar.

Ekzekutimi i tyre sikurse Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkozës dyshohet se është porositur nga i njëjti grup kriminal, i cili kërkon paratë e grabitura në Rinas.

Orlando Paplekaj dyshohet se ka dijeni për ngjarjet për shkak të lidhjeve, por provat për ta mbështetur këtë pistë mësohet se janë të pakta.

Babai i dy fëmijëve, u sulmua rrugën Xhafzotaj-Shijak. nga kjo makinë “Golf”, që rezultoi me targa të vjedhura, çka forcon dyshimet se ish polici është vënë në shënjestër.

Atentati i dështuar ndaj djalit të policit në Durrës dhe
Orlando Paplekaj
Atentati i dështuar ndaj djalit të policit në Durrës dhe
Orlando Paplekaj