"50 Dollars" çon në pranga 3 persona në Tiranë, hidhnin në treg kartëmonedha të dyshuara false
Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi hidhnin në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.
Pas një pune disa-javore, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara u finalizua operacioni "50 Dollars."
U arrestuan:
V. K., 29 vjeç, banues në Tiranë
E. D., 32 vjeç, banues në Kavajë
E. K., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë
Arrestimi i tyre u bë për veprën penale "Falsifikimi i monedhave", kryer në bashkëpunim.
Akuzat
"Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet kanë hedhur në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë dhe në qytete të tjera, kartëmonedha të prerjes 50 dollar", bën me dije policie e kryeqytetit.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
