Në port gjejnë 16 mije euro të fshehura në ventilatorin e autobusit. Në Kapshticë kamioni hyn me 3 emigrantë në rimorkio
Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në pikat kufitare.
Tufa me euro, në total 16.500 euro, ishte fshehur në ventilatorët e kondicionerëve të autobusit që vinte nga Italia. Në hyrje në portin e Durrësit makina i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm.
55 vjeçari banues në Elbasan u procedua penalisht për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë"
Ndërkohë në Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut, kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm në vijën e dytë dhe në skaner, mjetin tip kamion të markës "Scania", me drejtues, 55 vjeç, banues në Milot.
Në pjesën e rimorkios të kamionit, u gjetën të fshehur 5 emigrantë të paligjshëm, të cilët kishin si synim kalimin ilegal drejt vendeve të BE-së, informon policia e shtetit.
H. K u procedua penalisht për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".