Kapen sarandiotët që shisnin kokainë

Dy sarandiotë janë arrestuar pasi akuzohen se shisnin kokainë.

Operacioni “Reklamat” u krye pas një pune të mirëfilltë hetimore 3-mujore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se dy shtetas posedonin lëndë narkotike kokainë dhe e shpërndanin atë në zona të ndryshme të Sarandës, informon policia.

Të arrestuar janë  D.(B). B., 41 vjeç dhe V. Rr., 42 vjeç, të dy banues në Sarandë.

“Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, në lagjen nr.4, Sarandë,  shërbimet e Policisë i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me dy automjete dhe dy aparate celulare”

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarande, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.