Arrestohet i shumëkërkuari Nuredin Dumani. Talo Çela dhe misteri i atentatit në Elbasan

Forcat RENEA dhe policia e Fierit kanë bërë të mundur arrestimin e shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i akuzuar për disa vrasje.

Operacioni për kapjen e tij ka nisur pas një atentati të dështuar rreth orës 17:35 të 29 marsit 2022 pranë fshatit Papër, në vendin e quajtur "Ura e Zezë", në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në Papër,  e cila të lidh me qytetin e Cërrikut.

Dyshohet se Nuredin Dumani ka qenë në makinën BMW drejt të cilës është qëlluar me armë zjarri.

Misteri 

Policia u tregua e rezervuar për të treguar dinamikën e ngjarjes. U tregua e rezervuar dhe nuk iu përgjigj pyetjes nëse ka pasur përplasje mes grupit kriminal të Nuredin Dumanit dhe kundërshtarit të tij Talo Çela apo kanë qenë persona të tjerë që kanë qëlluar Dumanin.

“Dinamika e ngjarjes dhe mekanizmi i saj do të shikohet hap pas hapi nga grupi hetimor. Nuk mund të bëjmë me dije asgjë për publikun për shkak të sekretit hetimor derisa të ketë një ide të qartë për dinamikën e ngjarjes së sotme” tha drejtori i policisë Gledis Nano në një konferencë për median një orë pas mesnatës së 29 marsit.

Nuredin Dumani akuzohet për një sërë vrasjesh mes tyre, mes tyre dhe të Bujar Çelës, vëllait të Talos. Një atentat ky i ndodhur në shtator të 2020-s.

Arrestimi 

Dumani u arrestua disa orë më pas, reth orës 22:25, të po 29 marsit  në lagjen "Apollonia" në Fier.   Në pamjet e vëna në dispozicion nga policia Dunamit i vënë prangat  në një dhomë gjumi, dhe në shtyllën kurrizore ka një fasho.

Menjëherë ai është shoqëruar me ambulancë drejt Spitalit të Fierit dhe më pas është sjellë në Tiranë nën masa të forta sigurie për mjekim më të specializuar.

Nga burimet bëjnë me dije se ai ka një plumb në shtyllën kurrizore. Gjithashtu ka pasur edhe një tjetër goditje por që e ka kapur shkarazi duke i gërvishtur vetem pjesën e lëkurës.

Me të u arrestua dhe një person i dytë 40 vjeç, banues në lagjen Apollonia, ku ishte fshehur Dumani. Ai  u kap i armatosur me një armë zjarri pistoletë në brez dhe një pistoletë në automjet.

Gjithashtu janë ndaluar dhe dy të tjerë. 

Konferenca naten 

Lidhur me këtë operacion Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano doli në një konferencë për median për arrestimin e Nuredin Dumanit në orën 01 të mëngjesit të së mërkurës (29 mars), ku vlerësoi punën e bërë nga uniformat blu.

"Më datë 29 mars 2022, rreth orës 22:25, në lagjen "Apollonia" në Fier, si rezultat i punës profesionale të strukturave të Policisë së Shtetit, u bë lokalizimi dhe kapja e një prej personave më të kërkuar sot në vendin tonë, Nuredin Dumani" u shpreh Drejtori i Policisë.

Dumani rezulton të jetë i implikuar edhe në krime të tjera, ndërsa bashkë me Talo Çelën ishin të dyshuar kryesorë për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës.

Atëherë për kapjen e Talo Çelës policia kishte vendosur 10 mijë euro shpërblim, ndërsa ai akuzohet të ketë lidhje edhe me një grabitje prej miliona eurosh në aeroportin e Rinasit.

Lajmi ne perditesim siç u raportua

Merr fund "Arratia" e të shumëkërkuarit Nuredin Dumani. U plagos, se ishte në BMW që u godit me breshëri në Cërrik

Një orë pas mesnatës së 29 marsit, Drejtori i Policisë së Shtetit doli në një konferencë për median për arrestimin e Nuredin Dumanit. Me të u arrestua dhe një person i dytë ndërsa janë ndaluar dhe dy të tjerë. 

Deklarata e Drejtorit te Policise (ora 01:00, 30 mars 2022) 

Mbrëmjen e datës 29 mars 2022, nga strukturat e Policisë së Shtetit është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar "Arratia", në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i një prej personave më të kërkuar i dyshuar për disa vrasje.

Më datë 29 mars 2022, rreth orës 22:25, në lagjen "Apollonia" në Fier, si rezultat i punës profesionale të strukturave të Policisë së Shtetit, u bë lokalizimi dhe kapja e një prej personave më të kërkuar sot në vendin tonë, Nuredin Dumani.

Në finalizimin e operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga Policia e Elbasanit u angazhuan forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe Forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Gjatë operacionit bashkë me shtetasin Nuredin Dumani u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shetasit H. H., 40 vjeç, banues në lagjen Apollonia, Fier, i cili u kap i armatosur me një armë zjarri pistoletë në brez dhe një pistoletë në automjet.

Gjithashtu nga kontrolli në banesën ku fshihej Nuredin Dumani, u gjet e u sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov, si dhe prova të tjera të cilat do të analizohen dhe vlerësohen nga Grupi Hetimor.

Po gjatë operacionit, u kapën edhe dy persona të tjerë për të cilët Grupi Hetimor po punon për sqarimin e pozitës së tyre, për lidhjet me personin e shumë kërkuar Nuredin Dumani.

Sqarojmë se më datë 29 mars 2022, rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në Papër, është qëlluar me armë zjarri ndaj një automjetit tip "BMW", në të cilin dyshohet se udhëtonte shtetasi i kërkuar.

Pas marrjes djeni për ndodhjen e kësaj ngjarjeje, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale dhe ndjekjes në një kohë shumë të shpejtë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, u arrit të lokalizohej dhe kapej shtetasi Nuredin Dumani.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar dinamikën e ngjarjes, si dhe pozicionin e shtetasit Nuredin Dumani i cili në momentin e kapjes ishte i plagosur me armë zjarri. Gjendja e tij sipas mjekëve është e stabilizuar dhe pas ndihmës së parë ne qytetin e Fierit është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Deri tani janë kapur e sekuestruar dy armë zjarri pistoletë dhe dy armë zjarri kallashnikov, (një kallashnikov është sekuestruar nga Policia e Elbasanit).

Gjej rastin të falënderoj të gjithë punonjësit e Policisë të angazhuar në këtë operacion të cilët prej disa muajëve kanë punuar me intensitet e përkushtim për lokalizimin dhe kapjen e personave shumë të kërkuar."

Ora 23:55 Arrestimi i Dumanit, policia shoqëron edhe një grua, Video e operacionit RENEA në Fier

Mbrëmjen e sotme pak orë pas atentatit të ndodhur në Cërrik në aksin rrugor Elbasan-Peqin, tek kryqëzimi i "Urës së Zezë" RENEA dhe forca të shumta policie zbarkuan në Fier.

Më vonë u mësua se ishte arrestuar i shumëkërkuari dhe kundërshtari i Talo Çelës, Nuredin Dumani.  Por nga videot e siguruara nga Ora News duket që në polici është shoqëruar dhe një grua dhe një person tjetër.

Policia dyshon se pasditen e 29 marsit, rreth orës 17:30 në këtë aks ka pasur shkëmbim zjarri ku ka mbetur i plagosur Dumani. Ai është transportuar më pas me ambulancë drejt spitalit të Fierit.

Në orën 01.00 të mëngjesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm do japë një konferencë për mediat.


 

Ora 23: 21 Atentati në Elbasan, Momenti kur i shumëkërkuari Nuredin Dumani transportohet me ambulancë drejt spitalit të Fierit

 I shumëkërkuari Nuredin Dumani dyshohet se ka mbetur i plagosur në shkëmbimin e zjarrit që ka ndodhur pasditen e sotme  në Cërrik, ku objektiv ka qenë Talo Çela një tjetër person shumë i kërkuar nga policia.

Mësohet se ai është në sallën e operacionit në spitalin e Fierit.

Mendohet se Dumani ka qenë në një banesë në një pallat në lagjen “Apollonia” në Fier.

Fillimisht kur Dumani është ndaluar i ka kërkuar policisë që të mos shoqërohej në spital, informon Ora News. 

Forcat e policise po ruajne spitalin ku ndodhet Dumani.


Ora 22:29  Atentati drejt mjetit tip ‘BMW’ në aksin Elbasan-Peqin, arrestohet Nuredin Dumani

Nuredin Dumani është arrestuar mbrëmjen e sotme në Fier, pasi dyshohet si autori i atentatit që ndodhi në zonën e Cërrikut në Elbasan.

Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj bën me dije se provat që u gjetën në Cërrik të Elbasanit, ku u qëllua mbi 20 herë  në një makinë tip BMW, kanë çuar në gjurmët e Dumanit, i cili tashmë është arrestuar.

Objektivi i atentatit në Elbasan ka qenë Talo Çela, një emër i njohur për policinë. Mësohet se pasditen e sotme ka pasur shkëmbim zjarri në Elbasan dhe ka mbetur Nuredin Dumani.  

 


Ora 21:29 Të shtënat me armë drejt BMW-së në Elbasan, zbulohet emri që dyshohet se ju bë atentat

Ora News zbulon emrin që dyshohet se ka qenë objektiv i atentatit në Elbasan pasditen e sotme, 29 mars.

Dyshohet se bëhet fjalë për Talo Çelën, një emër i njohur për policinë. 

Sipas burimeve, "zërat që brenda në mjet mund të ketë qenë i shumëkërkuari Talo Çela policia ende nuk i konfirmon, por as i mohon."

Të shtënat me armë u raportuan rreth orës 17:35 në aksin rrugor Elbasan-Peqin, tek kryqëzimi i "Urës së Zezë". Ndërsa BMW që ishte në shënjestër u gjet pak metra larg vendit të ngjarjes e braktisur.


Ora 18:30 Gjendet e braktisur BMW me goma të shpuara e targa të vjedhura

Rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, tek kryqëzimi i "Urës së Zezë", janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Burime për Ora News bëjnë me dije se është qëlluar drejt një makine në lëvizje.

Policia informon se pak metra më poshtë vendit ku u dëgjuan të shtënat është gjendur i braktisur mjeti tip B.M.W, ngjyrë e zezë, me xhama të thyer e goma të shpuara, si dhe targat janë deklaruar  të vjedhura në Durrës më datë 18.04.2021.

Mjeti është i braktisur dhe personi/personat që kanë qenë në automjet janë larguar. Nuk ka raportime për persona të lënduar.

Në vendngjarje ka mbërritur drejtori i policisë së Elbasanit Ardian Çipa si dhe shërbimet e policisë që po krehin zonën dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur postblloqe në hyrje të qytetit në Bradashesh.


Ora 18:11 Rikthehen plumbat në Elbasan, atentat me armë te "Ura e zeze", qëllohet drejt BMW-së në lëvizje

Në Elbasan janë rikthyer atentatet.

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme, rreth orës 17:35 pranë fshatit Paper në vendin e quajtur "Ura e Zezë" e cila lidh qytetin me Cërrikun.

Burime për Ora News bëjnë me dije se është qëlluar drejt një automjeti në lëvizje.

Mësohet se nuk ka pasur asnjë person të lënduar ndërsa makinë në shënjestër është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është gjetur pak metra më tutje.

Mjeti tip BMW ngjyrë e zezë me xhama të thyer dhe goma të zeza është me targa të vjedhura në Durrës në datën 18 prill 2021.

Policia rrethoi zonën ndërsa në vendin e ngjarjes ka gjetur gëzhoja dhe xhama të thyer.

Janë ngritur postblloqe në hyje të qytetit dhe në Bradashesh ndërsa në vendin e ngjarjes ka qenë edhe drejtori i policisë së Elbasanit, Ardian Çipa.

Arrestohet i shumëkërkuari Nuredin Dumani. Talo Çela dhe

Arrestohet i shumëkërkuari Nuredin Dumani. Talo Çela dhe