Basha: Komunikim me Ramën dy herë për ngushëllime, Berisha po mban peng aksionin opozitar

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka mohuar mesazhin që kryeministri Rama pretendonte se i ka dërguar për gjendjen ku do të katandisej Partia Demokratike, por se kishte gabuar në parashikimin e tij me një vit.

Duke folur për mediat jashtë Kuvendit, ai tha se ka pasur vetëm dy komunikime me kryeministrin Edi Rama, në vitin 2020 dhe 2021, për dy raste ngushëllimesh.

Pyetje: Në Kongresin e PS, Rama ka deklaruar se ju ka bërë me dije me anë të një mesazhi se opozita do të shkonte në këtë gjendje por ka gabuar vetëm me një vit.Si i përgjigjeni ju?

Basha: Janë gënjeshtra tipike që duan të heqin vemëndjen nga thelbi. Ka pasur komunikim në dy ngushëllime, njëherë në 2020 dhe njëherë vitin e kaluar për dy humbje respektive në familje. Këto kanë qenë komunikimet e mia me Edi Ramën.Vëmdnja duhet mbajtur te mjerimi që ka pllakosur vendin jo se është i varfër por i vjedhur. Drejtësia duhet të bëjë punën e vet.

Lidhur me zhvillimet në PD, Lulzim Basha tha se dorëheqja e tij nuk ka shërbyer për bashkimin e demokratëve.

Sipas tij, nga takimet e zhvilluara në bazë, ka konstatuar një frymë përçarëse nga një grup njerëzish që prej kohësh kanë vendosur interesat personale të Sali Berishës e të tyret mbi interesat e sakrificat e demokratëve.

Basha: Unë vij nga shumë takime në terren e shoh që ka një frymë përçarëse nga një grup njerëzish që prej kohësh kanë vendosur interesat personale të Sali Berishës e të tyret mbi interesat e sakrificat e demokratëve.Shpreh keqardhje e shqetësim jo që s’ka shërbyer aspak për të bashkuar demokratët por është përdorur për të vijuar frymën e përçarjes me parimin që kush nuk është me mua shpallet armik e kulak siç e keni parë atë që i bën kryetarit në detyre Enkelejd Alibeaj që mbron parimet e vlerat mbi të cilat qëndron PD e interesat e demokratëve. Kjo është një dramë jo vetëm për demokratët por dhe për shqiptarët.

Basha akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se për interesa e tij personale po mban peng aksionin opozitar. 

Basha: Ky standard i dyfishtë na dëmton. Ne nuk mund të themi se Tom Doshi, Dako e Rakipi duhet të jenë jashtë parlamentit, dhe nga ana tjetër kur veprime të ngjashme ndodhin brenda familjes tonë politike të mbajmë një standard të dyfishtë. Kjo e kthen në një rraskapitje të brendshme politik.Berisha ka rinisur sulmet kundërt meje, kundër Alibeajt. E vetmja gjë që duhet të bëjë është të hedhë një hap pas dhe të çlirojë PD. Në funksion të kësaj kam hedhur hapin time. Njerëzit duhet ta dinë që një qeveri e përgjegjshme vetëm. Unë nuk jam këtu për fatin tim personal. Kjo që po them ka me një situatë të rëndë politik dhe ka një përgjegjës politike.

Ai komentoi edhe raportin e fundit të DASH.

Basha: Drejtësia ta lexojë mirë këtë raport dhe të ecë në rrugën e ligjit dhe të refuzojë çdo presion politike. Duhet ta kuptojnë që në këtë momente kritike është detyra e tyre të veprojnë dhe ti japin fund pandëshkueshmerisë dhe të shkojnë tek koka dhe jo bishti.

Sa i takon aferës së incineratorëve, Basha tha se përgjegjësit e vërtetë ndodhen në Kuvend.