Vizë amerikane për SHBA? Basha: Ftesën e Escobar e pranova si kryetar i PD-së, nëse më duhet do…
Lulzim Basha në një deklaratë për mediat, është shprehur se Gabriel Escobar e ka ftuar në një vizitë në SHBA, ftesë të cilën e ka pranuar në cilësinë e të qenit kryetar i PD.
Këtë e tha kur u pyet nëse ka marrë vizë për në SHBA, pas aludimeve në media se Basha nuk mund të shkojë në këtë shtet.
Basha tha se ka pasur një vizë për në SHBA, por nëse do t’i duhet do e marrë sërish.
Pyetje: A e keni marrë vizën për në SHBA, i referohem deklaratës së Esckobar, gjatë vitës që ka pasur me ju në fund të viti të kaluar
Lulzim Basha: Zoti Escobar, më ka ftuar për një vizitë në SHBA, ftesë që e kam pranuar në cilësinë e kryetarit të PD. Sigurisht zhvillimet kanë qenë të vrullshme, por me shumë kënaqësi do të vazhdojë kontaktet e ngushta me SHBA, duke hedhur poshtë çdo trillim dhe shpifje që synon të baltos apo të tregojë se gjithë këtë betejë që po e bëjë për demokratët është një betejë për interes personale.
Pyetje: E keni marrë apo jo vizën?
Lulzim Basha: Unë kam pasur një vizë prej kohësh, dhe nëse më duhet një vizë, sigurisht do ta kërkojë do ta marrë.
