Afera e incineratorëve, SPAK merr nesër në pyetje ish-ministrin Koka
Prokuroria e Posaçme pritet të marrë në pyetje nesër në orën 10:00 ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, i arrastuar për aferën e incineratorëve.
Kjo është hera e parë që Koka merret në pëyetje nga SPAK për këtë çështje.
Lefter Koka prej një jave është transferuar në paraburgimin e Durrësit.
Ish-ministri i Mjedisit akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion për të dy incineratorët si atë të Fierit dhe të Elbasanit.
Fillimisht SPAK ngriti akuzë ndaj Lefter Kokës për incineratorin e Elbasanit, ndërsa më pas ngriti akuzë ndaj tij dhe për incineratorin e Fierit.
Më 29 mars 2022 SPAK kërkoi gjithashtu dhe arrestimin e deputetit Alqi Bllako pasi e akuzon se në cilësin e sekretarit të përgjithshëm të ministrit të Mjedisit në bashkëpunim me Kryetarin e Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi, dhe me ish Ministrin e Mjedisit Lefter Koka kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke ndryshuar cilësimin nga “arë” në “tokë truall”, me pasojë një dëm ekonomik prej afro 160 mijë dollarësh.
Edhe deputeti socialist ndodhet në paraburgim.
