Deputetët ngrejnë kartonat, Pandeli Majko caktohet anëtar i Komisionit të Jashtëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2022, 10:38
Pasi mori mandatin si deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, është caktuar sot edhe anëtar i Komisionit të Jashtëm Parlamentar dhe anëtar zëvendësues në Komisionin e Ligjeve.
Njoftimi u komunikua në nisje të seancës së sotme plenare nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Emri i Pandeli Majkos u votua në Kuvend me shumicën e votave. Ai zëvendësoi në Kuvend Alqi Bllakon, i cili u arrestua për aferën e inceneratorëve.
Kuvendi gjithashtu miratoi kalimin e deputetit Benet Beci nga anëtar zëvendësues në anëtar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.
Ndërsa Etilda Gjoni u caktua anëtarë në Komisionin e Jashtëm, duke zëvendësuar deputetin Benet Beci.
