Demokratët votojnë për zgjedhjen e kryetarit të degës në Roskovec
Kanë nisur zgjedhjet për kryetar dege në Roskovec. Anëtarët po votojnë mes dy kandidatëve Emels Xhaxhaj dhe Kevin Cjapi.
I deleguari i PD-së, deputeti Luan Baçi, shprehet se ka një pjesmarrje dhe një interesim për të votuar, madje pjesmarrës janë edhe ata që dikur kanë qenë skeptik.
"Këto zgjedhje janë të gjithëpranuara pasi zhvillohet nga vetë demokratët . Do të jemi më të fortë më të hapur më të bashkuar ashtu sikurse ka qënë slogani i PD , përtej propagandës dhe nxirjes që bëjnë disa individë që vazhdojnë akoma të dëmtojnë PD siç është ai që e quan vetën kryetar i komanduar. Do ti ftoja të ishin në Roskovec sot për të parë realitetin, që ka një pjesëmarrje të lartë dhe faktet flasin vet. Do ti ftoja të ishin pjesë e garës dhe jo të nxijnë realitetin nëpër media sepse ashtu si dështuan me Kuvendin e tyre të famshëm që u ulën 5004 delegatë në 1940 karrige, kështu po dështojnë çdo ditë me prapagandën dhe shpifjet e tyre. I referohem zotit Alibeaj dhë atyre 3-4 që janë rreth tij".
