Pa targa dhe numër shasie, digjet makina në Vlorë, dyshohet se u përdor në krime
Ky automjet u gjet i shkrumbuar në mes të Pyllit të Sodës në Vlorë këtë të enjte.
Bëhet fjalë për një “Fuoristradë” që është vështirë të identifikohet.
Mjeti nuk ka targa dhe gjithçka brenda është djegur.
Madje edhe numrat e shasisë mësohet se janë të fshira.
Sipas bluve, autorët kanë qenë profesionistë.
Ndërsa makina për ekspertët ka të gjitha karakteristikat që të bëjnë të dyshosh se mund të jetë përdorur për ngjarje kriminale.
Djegia ndërkohë besohet se është e qëllimshme për të humbur gjurmë, një taktikë e përdorur shpesh pas ngjarjeve të rënda kriminale.
Edhe zona e Pyllit të Sodës ku është djegur makina është e mirë studiuar.
Prej aty janë tri hyrje-dalje për në Vlorë dhe autostradë.
Ndaj grupi hetimor po punon për të zbuluar nga ka mbërritur mjeti dhe nga ikën autorët më pas.
Dyshimet janë se automjeti mund të jetë përdorur për të tërhequr ndonjë mjet lundrues dhe mund t’i jetë vënë zjarri për të shpërqendruar policinë.
Nuk përjashtohen as pista të tjera.
Deri tani, policia e nuk ka të raportuar asnjë krim kundër personit apo pronës në jug të vendit.
Kjo i forcon dyshimet për makinën e djegur mes pyllit.

