Covid-19 në vend: Asnjë viktimë, 55 raste të reja dhe 11 pacientë të shtruar në spitale

Asnjë viktimë dhe 55 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. 

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në: 

Tiranë me 22 raste të reja, 9 në Fier, 3 në Patos, nga 2 qytetarë në Korçë, Konispol, Sarandë, Vlorë, Mallakastër, nga 1 qytetar në Shkodër, Kukës, Vorë, Roskovec, Finiq, Gjirokastër, Tepelenë, Maliq, Elbasan, Gramsh, Lushnje.

Janë 382 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 11 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. 

Janë shëruar 45 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,317 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (09 Prill 2022)

Raste të reja ditore 55
Të shëruar në 24 orë 45
Të shtruar në spitale 11
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1088

Testime totale 1,786,279
Raste pozitive 274,191
Raste të shëruara 270,317
Raste Aktive 382
Humbje jete 3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 219
Fier 44
Vlorë 39
Elbasan 21
Korçë 17
Berat 13
Durrës 9
Shkodër 8
Gjirokastër 6
Kukës 3
Lezhë 3