Presion drejtësisë? Rama: Sikur të gjithë të vepronin si unë burgu do ishte pluralist, e jo mono-partiak
Edi Rama, në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje drejtësisë që të bëjë punën pa parë nëse zyrtarët janë të majtë apo të djathtë.
Këtë deklaratë e tha teksa u pyet se a po bën presion drejtësisë, duke u shprehur se kjo e fundit po arreston vetëm zyrtarë të PS.
Kreu i qeverisë ka komentuar sërish dënimin e zv.ministres Rovena Voda, duke thënë se kjo e fundit po përballet me drejtësinë për një arkë peshk, ndërsa të tjerët janë shefat e korrupsionit për 30 vite.
Edi Rama: Unë mund të dalë edhe njeri që po i bëjë presion drejtësisë. Unë them vetëm bjerini sa të keni mundësi, mos shikoni as majtas as djathtas, por mjafton të mos shkoni për peshk, se është pak si e rëndë. Kur ti sheh shefat e pashkaqenëve dhe oqeanit të korrupsionit 30 vite që vijnë vërdallë edhe sheh një arkë me peshq që shkon në burg, aty ka një problem. Sikur të gjithë t’i bëjnë drejtësisë siç i bëjë unë të jeni të sigurt që burgu do ishte shumë më pluralist, e jo monopartiak, siç është për momentin.
