Sherr mes të rinjve në Sarandë, goditet 5 herë me thikë 29 vjeçari. Policia në kërkim të autorit
Një sherr mes të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku si pasojë është plagosur me thikë 29-vjeçari i identifikuar si Dino Majko.
Sipas dëshmitarëve sherri mes dy të rinjve ka ndodhur në shëtitore. Ora News, mëson se teksa Dino Majko ka vrapuar për tu futur në lokalin që ndodhej aty pranë është goditur 5 herë me thikë.
Policia bën me dije se ky i fundit ndodhet në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia po bën krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit të identifikuar si Enivled Aliu.
E gjithë ngjarje mësohet se ka ndodhur në agjen nr.1, Sarandë.
“Në datën 09.04.2022, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. A., ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. M., 29 vjeç, banues në Sarandë , i cili ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve”.- njofton policia.
Të dy të rinjtë kishin konflikte të mbartura. Autori është arrestuar në datë 9 mars për mbajtje thike dhe më pas është lën i lirë. Konflikti mes dyshes ishte për motive të dobëta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
