"Do jetë ndryshe nga Meta por..."Balla: Bashkë me Presidentin e ri dhe ligj për institucionin e Presidentit
Ndërsa Kuvendi bëhet gati për të zgjedhur Presidentin e ri, Taulant Balla paralajmëroi edhe miratimin e një ligji për funksionimin e këtij institucioni.
Balla tha se mazhoranca do ti japë Shqipërisë një President ndryshe nga Meta por ligji i ri për presidentin është i domosdoshëm për të rregulluar funksionimin normal të Presidencës.
Nga ana tjetër ai i bëri thirrje qeverisë të mos vonojë pr/ligjin për dekoratat, medaljet dhe titujt jo vetëm për të rregulluar këtë kompetencë të Kreut të Shtetit por edhe për të legalizuar siç tha ai ato që janë dhënë nga meta.
Balla: Një dukuri të re po ndeshim brenda opozitës që po vjen në formën e një anti-amerikanizmi. Është e zymtë të konstatosh sulmet e përsëritura dhe përherë e më të pamoralshme çdo ditë e më shumë ndaj sekretarit të shtetit, ambasadës amerikane në Tiranë që bëhen nga një pjesë e kalbur e politikës shqiptare, madje dhe kalemxhinj të porositur që për fat të keq dhe për fajin tonë ende paguhen me paratë e korrupsionit të pa hetuar, për rrjedhojë dhe të pandëshkuar të korrupsionit të qeverive të Sali Berishës. Ky zhvillim shënon një regres historik por për fat të mirë nuk përfaqëson në asnjë sondazh serioz as vullnetin e popullit shqiptar në terësi, as shumicën e vullnetit të popullit opozitar në veçanti. Prej shtatorit 2021 kemi një qasje krejtësisht të re, vazhdojmë të kemi një dialog konstruktiv me tre grupet parlamentare në Kuvend. Procesi i zgjedhjes së Presidentit do reflektojë këtë qasje tonën, gatishmërinë për dialog me tre grupet parlamentare në Kuvend. Kuvendi së shpejti do të miratojë ligjin për institucionin e Presidentit, do ti japim Shqipërisë një president normal dhe krejtësisht të ndryshëm nga Ilir Meta por ligji i ri për presidentin është tashmë i domosdoshëm për të rregulluar funksionimin normal të këtij institucioni. Dua ti kujtoj kryeministrit dhe qeverisë që të mos e vononi më pr/lgjin për medaljes, dekoratat dhe titujt. Presidenti që po ikën e ka shpërdoruar aq shumë këtë kompetencë sa edhe ai vetë nuk e di sa dekorata, sa tituj, sa medalje ka dhënë dhe duhen legalizuar të gjirtha ato me një ligj që do ta sjellim në Kuvend.
