"Zero keqardhje për inekzistencën e kundërshtarit. Duhej të shkonte në djall shumë kohë më parë" thotë Rama: Pa PS s'ka Shqipëri

Kryetari i PS-së, kryeministri Edi Rama ndihet i sigurtë madje nuk fsheh asnjë keqardhje që opozita siç thotë ai është inekzistente.

“Sot ne duhet të matim forcën jo me kundërshtarin tonë inekzistent politik. Nuk kam ndërmend të vajtoj inekzsitencën e kundërshtarit. Nuk kam asnjë keqardhje. Zero! Zero keqardhje.

Ajo forcë duhet të kishte shkuar në djall shumë kohë më parë që sot Shqipëria të kishte një opozitë serioze e përsa kohë kjo forcë është aty Shqipëria nuk do të ketë kurrë një opozitë serioze.  Por nuk duhet të biem në kurthin e atij që nuk është i motivuar të luftojë” thotë Rama në fjalën e tij në kongresin socialist.

Rama shkon më tej dhe thotë pa PS nuk ekziston Shqipëria.

“PS nuk është si të tjerat. Vetëm të këqijat i ka të ngjashme. PS është shqiptari, brumi pa të cilin politika shqiptare nuk prodhon dot asnjë gram buk. Unë e përfytyroj Shqipërinë pa PD-në. Po përfytyroni Shqipërinë pa PS. Edhe Pallatin e Kongreseve do ta gjenit duke pyetur se do ishte I rrethuar nga një xhungël që nuk do të ishin më kjoska. Por edhe shtëpinë do ta gjenit me të pyetur”

Rama flet sërish për bashkim per te tejkaluar llogoret

"Është koha që PS të bëhet katalizatore e bashkimit rreth vlerash që i tejkalojnë llogoret, hendeçet e vjetra, maloret e kota që ia ngre këtij vendi në rrugë çdo ditë politika e sherrit dhe e tërbimit. Është koha që PS të bëhet flamuri i bashkimit, hapësira e ndërgjimit të ndërsjelltë. Nuk na duhet një tërmet, tjetër, të urojmë që të vazhdojë lufta për të kuptuar sa e rëndësishme është të bëhemi bashkë. Kulturë në sjellje, vendimarrje e veprim. Kjo i duhet më shumë Shqipërisë, më shumë sesa çmimet. Madje i zbut dhe çmimet, dhe më shumë sesa çdo llogari se lidhet me para ”