Rama: Kush shkel në dërrasë të kalbur të marrë avokat, PS nuk ofron shërbim avokatie

Nga kongresi i PS-së në Pallatin e Kongreseve kryeministri Edi Rama ju drejtuar të gjithë socialistëve duke u thënë se kush shkel ligjin të përgatitet për avokat.

Rama tha nuk i lëshon njerëzit e tij kur vjen fjala për punë dhe kur baltosen, ama theksoi se kur vjen puna te drejtësia atëherë ai nuk i ka borxh askujt.

Rama: Nuk bëj shaka kur ju them të gjithëve se kush shkel në dërrasë të kalbur në këtë familje të shkojë të marri avokat. Kjo parti nuk jesh shërbim avokatie për asnjë ministër dhe deputet apo kryetar bashkie dhe asnjë zyrtar të PS-së që thirret nga drejtësia. Më vijnë zëra që thonë se ky i gjati nuk të mban dhe të lëshon e se nuk i mbron njerëzit e vet. Unë nuk lëshoj askënd në këtë familje që bëhet shënjestër për punën e përbashkëta, i vë gjoksin dhe i vë fytyrën e zërin dhe i dal unë përpara baltës që hidhet drejt kujtdo kur është fjala për punë të cilat i kërkon detyra.

Por ama unë nuk mbaj dhe nuk mbroj që besimin e marrë nga zgjedhësit dhe nga kjo familje  e përdor që t’i hajë pas shpinë zgjedhësit, familjen tonë politike dhe mua. Nuk i kam askujt borxh askujt kur i merr koka erë, por vetëm kësaj familjeje dhe këtij populli.