Flet turisti polak që u rrëzua në Gjipe: Mora rrugën e gabuar dhe rashë, do të vi sërish në Shqipëri

Flet për mediat turisti polak i rrëzuar në gjirin e Gjipesë mesditën e djeshme në Vlorë.

Turisti polak ka fraktura dhe thyerje në pjesën e këmbës teksa pohon se gëzon shëndet të plotë.

Anxhei Pistek tregon se u ngjit mbi kanion dhe më pas u rrëzua kur nuk arriti dot të mbahej siç duhet për tu ngjitur.

Ai ka pritur ndihmën mjekësore nga 13:00 e mesditës së djeshme kur ka njoftuar sallën e urgjencës dhe rreth orës 16:00 ka dëgjuar zëra pasi ishte e pamundur për ta ndihmuar më parë për shkak të terrenit.

Turisti polak shprehet se do e vizitojë sërish Shqipërinë se i pëlqen shumë dhe se kjo gjë mund të ndodhte kudo.

“Mendoj se këmba është thyer, por jam mirë në përgjithësi. Mora një rrugë të gabuar dhe u rrëzova duke thyer këmbën. Isha me një mik, por ngatërrova rrugën duke shkuar nga një anë tjetër. Mora policinë në 13:00 dhe zërat e para i dëgjova rreth orës 4, ndërsa disa njerëz erdhën rreth orë 6, ndërsa më pas erdhën në orën 7 të mëngjesit. Kisha pak dhimbje, por është ok. Do të vijë sërish në Shqipëri sepse mund të ndodhte kudo. Njerëzit janë të mrekullueshëm, sidomos ekipi shpëtues. Kisha pak frikë, por ishte e vështirë sepse duhet të ndërtonin një rrugë për të ardhur.”