E kthyer rishtazi nga SHBA, të moshuarës në Lezhë i shpërthen bombola e gazit, familjarët: I fortë si Gërdeci

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së shtunës në fshatin Troshan të Lezhës. Mësohet se nga shpërthimi i gazit në një banesë private ka mbetur e lënduar rëndë një 67 vjeçare ndërsa janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Këto janë pamjet e shkatërrimit të shtëpisë pas shpërthimit të gazit në fshatin Troshan të Lezhës.

Siç mund të shihet shtëpia është shkatërruar pothuajse e gjitha nga shpërthimi i fuqishëm.

E plagosur rëndë nga shpërthimi ka mbetur Gjyste Luka, e cila është dërguar me urgjencë në QSU Tiranë.

67-vjeçarja së bashku me bashkëshortin ishin kthyer 2 ditë më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Mark Luka tha se instalimi i gazit ishte bërë pak orë më përpara, ndërsa shpërthimi ka ndodhur sapo është bërë ndezja e bombolës mëngjesin e së shtunës.

"Kur u zgjua për të pirë ilaçet, ndezi gazin. Isha në verandë në shtëpinë tjetër, dëgjova shpërthimin."

Shpërthimi sipas dëshmive të familjarëve por edhe banorëve të zonës ka qenë shumë i madh saqë është dëgjuar në të gjithë zonën.

"Thashë se ra tërmet e tundit, kur gruaja thirri o Mark, o Mark."

"Si shpërthimi i Gërdecit, shumë i fuqishëm."

Ende nuk dihen arsye që kanë çuar në shpërthimin e gazit, ndërsa bombolat në shtëpi dhe pakudjesia në përdorim kanë shkaktuar jo pak raste fatale në vendin tonë gjatë vitit të kaluar.

E kthyer rishtazi nga SHBA, të moshuarës në Lezhë i