Fier, kanosin njëri-tjetrin me armë, prangoset 32-vjeçari, në kërkim 27-vjeçari

Policia e Fierit ka kapur një shtetas të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.

Policia bën me dije se në datë 06.04.2022, 27-vjeçari me inicialet M. H., ka kanosur me armë zjarri një person tjetër, i cili po ashtu e ka kanosur me armë të riu.

Kështu, policia ka prangosur 32-vjeçarin, ndërsa ka shpallur në kërkim 27-vjeçari me inicialet M. H.

“Në vijim të informacionit të dhënë në datë 06.04.2022, ku u ndalua shtetasi M. H., 27 vjeç, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri shtetasin M. B., nga tërësia e veprimeve hetimore, rezultoi se edhe shtetasi M. B., ka kanosur me armë gjahu shtetasin M. H. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka nxjerrë urdhër për ndalimin e shtetasit M. B., për veprat penale "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të gjahut".” – bën me dije policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim M. B., 32 vjeç, banues në fshatin Afrim i Ri, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.