Rama: Lufta në Ukrainë është futur si pykë mes qeverisë dhe planeve tona për mandatit e 3-të
Nga kongresi i PS-së në Pallatin e Kongreseve kryeministri Edi Rama u shpreh se lufta në Ukrainë është futur si një pykë mes planeve të qeverisë Rama për mandatin e tretë.
Sipas tij, ajo luftë ka ardhur si një sprovë e re e aftësisë së qeverisë për të dalë më të fortë dhe se duhet përballim me pasojat e saj.
Rama shtoi se qasje e sigurisë dhe e përkujdesjes do të jetë mendësia e kulturës së qeverisjes në këto kohë krize.
Rama: Sa mirë do të ishte që lufta në Ukrainë të mos futej si një pykë mes nesh dhe planeve të mandatit të tretë. Nuk thonë kot se jeta është ajo që të ndodh ndërkohë që ne jemi duke u marrë me plane. Ajo luftë atje ka ardhur si një sprovë e re e aftësisë tonë për të dalë më të fortë. Ne dehet ta përballojmë duke përballuar pasojat e saj dhe duke garantuar: siguri për të gjithë, përkujdesje dhe zhvillim për të gjithë shqiptarët.
Garancia jonë për sigurinë do të jetë përgjigja jonë e gjëra dhe që duhet të shkojë përtej përballjes me luftën në jetën tonë të përditshme. Lufta do të mbarojë ndërsa kjo garanci do të qëndrojë aty si një kulturë e re qeverisje që ne kemi qysh në krye të herët për të ndërtuar. Ky është momenti për ta ngritur në këmbë këtë kulturë të re qeverisjeje. Duhet ta dalim më të fortë nga kjo krizë për sigurinë dhe përkujdesjen për njerëzit e këtij vendi. Në këto kushte të reja do të thotë fuqizim i kapaciteteve ushtarake dhe marrëdhënieve me jashtme, por edhe një fuqizim të ndjenjës individuale dhe komunitare.
