Rama kundërshton veten: Armët nuk na mbrojnë nga rritja e çmimeve, nuk i vendosim dot me dekrete

Nga kongresi i PS-së në Pallatin e Kongreseve kryeministri Edi Rama u shpreh se armët e ushtrisë dhe diplomacisë nuk i mbrojnë dot shqiptarët nga rritja e çmimeve

Rama tha se Lufta mbivendoset si pika që përmbys komplet kupën mbi problemet që kanë njerëzit përditë. Ne nuk kemi ç’t’i bëjmë luftës dhe çmimet nuk i vendosim dot me dekrete.

Ndërkohë që kjo deklaratë e Ramës bie ndesh me atë që po bën qeveria me Bordet e transparencës duke vendosur çmimet për naftën dhe disa produkte ushqimore.

Rama: Armët e ushtrisë dhe diplomacisë nuk i mbrojnë dot shqiptarët nga rritja e çmimeve, nuk i mbrojnë dot shqiptarët nga brutaliteti i zyrtarëve, as nga zvarritjet e shërbimeve. Lufta mbivendoset si pika që përmbys komplet kupën mbi problemet që kanë njerëzit përditë. Ne nuk kemi ç’t’i bëjmë luftës dhe çmimet nuk i vendosim dot me dekrete, por kemi shumë të tjera për të bërë që një pasiguri e tillë të zbutet.

Duhet ta harrojmë se kemi fituar 3 mandate dhe të mendojmë se mandatet tona nuk i duhet dreqit nëse nuk jemi në lartësinë e kësaj kohë të jashtëzakonshme dhe nëse në çdo derë të njerëzve të zakonshme, nuk ka rëndësi nëse janë demokratë apo socialistë, nuk gjejnë ushqim për sigurinë e tyre. Sa më shumë të shtyjmë para në drejtimin e duhur në këtë fazë aq më shumë do të ndihen të siguritë shqiptarët.