“T’i thërrasim mendjes” Rama: Ministrat, deputetët e kryebashkiakët të zgjidhin hallet e njerëzve, jo të vetat!
Nga kongresi i PS-së në Pallatin e Kongreseve kryeministri Edi Rama u shpreh se anëtarët e qeverisë, kryebashkiakët dhe deputetët duhet të zgjidhin hallet e njerëzve dhe jo të vetat.
Madje Rama tha se të gjithë duhet t’i thërrasin mendjes, duke filluar nga ai vetë për atë që ai e quajti si një situatë të jashtëzakonshme.
Rama: Që nga anëtarët e qeverisë, kryebashkiakët që duhet të zgjidhin problemet, dhe deputetët që duhet të qajnë halle, hallet e njerëzve, jo të tyret, duhet t’i bëjnë mendjes një thirrje të gjithë për këtë kohë të jashtëzakonshme. Ky është momenti që t’ia vëmë gishtin kokës të gjithëve sepse është detyrimi ynë sepse s’ka asnjë tjetër në këtë vend që e mban këtë detyrim dhe që të ushqejmë me fjalët dhe vendimet tona ndjenjën e sigurisë te njerëzit e këtij vendi.
