Balla i sigurt: PS do ta fitojë mandatin e katërt. Dobësinë e opozitës shiheni si kurth
Taulant Balla është i bindur në fitoren e një mandati të katër të PS në krye të vendit. Ambicien ai e shfaqi në Kongresin e PS.
Por kjo sipas tij nuk do të vijë si pasojë e kundërshtarit të dobët që kanë përballë por për shkak të aftësisë së PS.
Taulant Balla: Sfida jonë e tretë është marrëdhënia jonë me kundërshtarët politikë. Opozita në Shqipëri, dhe këtu i referohem PD, është në një situatë tejet të vështirë. Ne kurrësesi nuk duhet ta shohim këtë gjendje të dëshpëruar si avantazh por si kurth ku ne mund të rrëshqasim e biem brenda nëse do të ndiheshim komod dhe te qetë që kemi një kundërshtar të shkatërruar. Ne do ta fitojmë mandatin tonë të katërt jo se kemi kundërshtarin e dobët por se do ta meritojmë plotësisht mandatin e katërt në 2025.
