Dauti i “Alba Exotik” del para prokurorëve: Nuk kisha dijeni për kokainën, transportojmë vetëm banane

Biznesmeni i bananeve Eduard Dauti, pronari i kompanisë “Alba Exotik Fruits” në Tiranë, pas dorëzimit në polici ka dalë sot para hetuesve.

Ai është duke u marrë në pyetje nga prokurorët për importimin e kontejnerëve nga Ekuadori në Amerikën Latine në Shqipëri, në të cilët u gjend kokainë.

Në të paktën 6 raste në kontinjerët e kësaj kompanie, policia e Durrësit arriti të gjejë sasi që varionin nga 7 deri në 20 kg kokainë, të cilat ishin fshehur na kapakët e ftohjes së kontejnerëve.

Ndërkohë, gazetarja e RTV Ora, Keti Banushi bën me dije se avokati i tij, Baftjar Rusi, ka thënë para hetuesve se klienti i tij nuk kishte dijeni për kokainë dhe se kjo ishte një luftë për goditjen e biznesit të tij.

Banushi: Seanca gjyqësore është duke vazhduar. Në kontejnerët e tij janë gjendur lëndë narkotike kokainë, ndërsa vetë Dautaj është prehur se nuk ka pasur dijeni për kokainë, por vetëm se ka transportuar banane. Kjo është ajo që po mundohet të deklarojë Dauti. Fakti që ai ka qenë në 8 muaj në kërkim ai nuk është marrë në pyetje, por procesi po vazhdon  tashmë nga prokurorja duke e pyetur. Ai shprehet se kjo është një luftë që bëhet edhe nga të tjerët që kompania e tij të mos jetë një kompani e suksesshme në treg.