“Arrestohen politikanët e lidhur me pushtetin” Rama: Fajin e ka ai që shkel ligjin, jo unë që i zgjodha

Nga kongresi i PS-së në Pallatin e Kongreseve kryeministri Edi Rama u shpreh se vetëm PS mund ta sillte ditën që drejtësia të çonte politikën të lartë të lidhur me pushtetin

Rama tha se faj është individual dhe nuk është kolektiv, duke shtuar se PS-ja është e vendosur për t’i hapur rrugë drejtësisë së re.

Rama: Kush tjetër mund ta sillte ditën që drejtësia të çonte politikanë të lartë të lidhur me pushtetin? Çuditërisht për mua ka plot njerëz që përgjatë ngjarjeve të fundit në drejtësi ,nuk e shohin atë që duhet e qartë ; vendosshmërinë për të hapur një rrugë të drejtë për drejtësinë. Më thonë se a jam unë përgjegjës pse e zgjodha atë apo atë. A thua se në këtë jetë fajin e ka ai që të jep besim dhe jo ai që e shkel. Përgjegjësia për shkeljen e ligjit është individuale. Një kryeministër apo një familje politike nuk mban përgjegjësi kur një pjesëtar e humbet pinin dhe dalin nga rruga e drejtësisë. Ata mbajnë përgjegjësi për marrëdhënien kolektive që mbajnë me ligjin.

Ne e mbajmë këtë përgjegjësi në këtë vend ku pak vite më parë kryeministri merrte peng prokurorinë dhe me urdhër të tij policia nuk ekzekutonte fletë arrestet e gjykatës nga skena e krimit të 4 vrasjeve dhe plagosjen e dhjetëra njerëzve. Para pak vitesh në këtë vend tatimet drejtoheshin nga shtëpia nga një i dënuar nga gjykata dhe kryeministrit thoshte pa pikë turpi që do të presë vendimin e formës së prerë. Parafytyroni sikur gjëra të tilla t’i bëja unë. Fakti që nuk jemi si ata është medalja e nderit për ne.