Qëllon me armë zjarri pas konfliktit me të riun, në hetim 18-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2022, 13:38
Një 18-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Beratit pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drenovicë.
Shtetasi O.V, banues në Drenovicë, Dimal, pas një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin A.V, 20 vjeç, banues në Drenovicë Dimal, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.
