Gripi i shpendëve prek Shkodrën, të paktën një vatër në Dajç, 70 shpendë eliminohen

Në Shkodër është zbuluar rasti i parë i gripit të shpendëve. Autoritetet bënë me dije, se vatra është zbuluar në një fermë oborri, ndërsa të paktën 70 shpendë janë asgjësuar atje.

Shkodra është bashkia e radhës në vend që i shtohet hartës së zonave të prekura nga gripi i shpendëve.

Rasti i parë në kryeqendrën e veriut u zbulua në njësinë administrative të Dajçit, në një fermë oborri. 70 shpendë u asgjësuan dhe më pas groposën nga shërbimi veteriner, i cili paralelisht kreu dezinfektimin e zonës.

Për këtë qëllim në prefekturën e Shkodrës u zhvillua edhe një mbledhje me të gjitha institucionet përgjegjëse për monitorimin e situatës në terren.

Edhe pse nga kontrollet e deritanishme në pularitë e qytetit, nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar, veterinerëve ju është kërkuar vigjilencë e shtuar në fermat private.

Pas këtij rasti është marrë vendimi që mos të lejohet tregtimi i shpendëve nga fermat shtëpiake në tregje.

Deri më tani janë rreth 600 mijë shpendë të ngordhur nga 12 vatra të evidentuara nga autoritetet në të gjithë vendin.

  •    
    Gripi i shpendëve prek Shkodrën, të paktën një