"Nuk i jap këshilla të pakërkuara udhëheqësve të Kosovës!" Rama: Ballkani i hapur proces kurues
Kryeministri Edi Rama e intepreton me nota positive shifrën prej 59% të atyre që në pyetjen e këshillimit Kombëtar janë shprehur pro Ballkanit të hapur.
Po a e step fakti që Serbia nuk ka qasje shumë europiane sa i takon luftës ruse në Ukrainë.
Në konferencën për median Rama tha: Unë nuk kam pritur luftën për të marrë vesh çfarë është politika e jashtme e Serbisë dhe cilat janë marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë.
Nuk ka qenë vendimmarrja as e imja as e kësaj qeverie që në këtë Ballkan të gjendet dhe Serbia. Serbia duam, s’duam do jetë aty, siç do jemi dhe ne gjithmonë.
Marrëdhëniet me Serbinë janë jashtëzakonisht të rëndësishme edhe për faktin e ndryshimit mes nesh e tyre në këtë aspekt që ju bëtë pyetjen.
Shqipëria, Ballkanin e hapur nuk e bëri për Serbinë, por për vendin e vet. Mbron interesat tona, dhe natyrisht Serbia mbron interesat e veta.
Paqja bëhet me ata që ke pasur problem apo ke problem. Me ata që nuk ke problem nuk ke asgjë për të bërë. Ballkani i hapur është në interes të Shqipërisë, shqiptarëve por dhe i Kosovës, por unë nuk jam udhëheqësi i Kosovës dhe nuk dua të jap mend as këshilla të pakërkuara udhëheqësve të Kosovës. Është në interesin e madh të zgjerojë hapësirën e vet të lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe kapitaleve. Shkoni pyesni fermerët e eksportuesit.
Mbani shënim fjalët e mia. Ky është një proces kurues për marrëdhëniet politike në Shqipëri në nivelin qytetar dhe për marrëdhëniet e qytetarëve me politikën. Politika nuk është spektakli i ulët që jepet në mënyrë të përditshme nga të gjithë protagonistët, përfshi dhe ju e mua por nuk është ajo. Politika është kjo. Çfarë do të bëjmë me gjërat që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të njerëzve pavarësisht se çfarë kahje janë."
