"Na gënjyen për integrimin", Rama: Shqipëria gati të ndahet nga Maqedonia e Veriut

Në pyetësorin e Këshillimit Kombëtar, 67% e qytetarëve janë shprehur "Pro" ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut nëse nuk ka hapa përpara për Shqipërinë në rrugën e integrimit evropian. Kryeministri Rama i pyetur nga gazetarët nëse do kërkojë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedoni e Veriut tha se qytetarët janë ata që kanë folur qartë. Ai shprehu gatishmërinë për tu ndarë nga Maqedonia e Veriut nëse Bullgari nuk heq veton. 

Rama: Mos më pyesni mua a do bëj unë atë që është shprehu qartë nga qytetarët. Po ne do të presim vendimmarrjen e Këshillit Evropian. Shumë njerëz shpresojnë që këtë herë do të ndodhë ajo që duhet të kishte ndodhur prej disa vitesh dhe që Bullgaria do ta heqë veton. Unë nuk jam aq optimist sa janë disa të tjerë,. Por çështja e datave është çështje e tyre. Çështja jonë është që të bëjmë çdo ditë gjënë që duhet bërë që ky vend të bëhet një vend anëtar i BE-së. Pastaj datat dhe orën e kur ne hyjmë në x derë të x korridori e kanë ata dhe këtë gjë e mësuam nga zhgënjimet sepse na gënjyen disa herë. Tani nuk jemi më të predispozuar që të gënjehemi. Në momentin që kjo nuk do të ndodhë ne do ndryshojmë kursin komplet. Do kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut.