Dukesha e Jorkut në Shqipëri, Sarah Ferguson viziton afganët e strehuar në Kampin e Golemit

Dukesha e Jorkut, Sara Ferguson, e njohur për kontributin e saj humanitar, ka zhvilluar një vizitë në Kampin e refugjatëve afganë në Golem. Ajo është shprehur se ndihet 'e privilegjuar' që u takua me një gjyqtare të lartë dhe një ekip grash të çiklizmit që kanë ikur nga Afganistani. 62-vjeçarja përqafoi nënat dhe fëmijët teksa ata ndanë historitë e tyre të tmerrshme.

Dukesha e Jorkut, Sarah Ferguson, e cila njihet për kontributin e saj humanitar, ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri, në kampin e refugjatëve afganë në Golem. 62- vjeçarja u takua me nënat dhe fëmijët e tyre, si dhe një gjyqtare të lartë, të detyruar të largohen nga Afganistani i pushtuar nga Talibanët në 10 muajt e fundit.

"Që kur talibanët filluan të mësyjnë Afganistanin, ata detyruan evakuimin e qindra e qindra refugjatëve në Shqipëri; dhe pata privilegjin të takoj këta njerëz të jashtëzakonshëm dhe të dëgjoj historitë e tyre”, shkruan Ferguson për udhëtimin e saj në rrjetet sociale.

Ajo rrëfen takimin me gjyqtaren dhe ekipin kombëtar të vajzave çikliste.

“Kur mbërrita në Tiranë, më takoi një minibus me njerëz miqësorë dhe dashamirës, ​​duke përfshirë edhe Goula Fruz, një gjyqtare e lartë që iku për të shpëtuar jetën së bashku me dy motrat e saj dhe tani është refugjate në Shqipëri.

“Ata nuk e kanë idenë se ku do të jetë destinacioni i tyre përfundimtar”, shton ajo.

Dukesha tha se kur mbërriti në kampin e refugjatëve, në Golem, ajo u prit nga një poet afgan, Mohammad Zaria, me një poezi për paqen, 'shkruar posaçërisht'.

Organizata bamirëse që mirëpriti Sarën ishte IsraAID, një organizatë joqeveritare izraelite, që bashkëpunon me komunitetet lokale për të mbështetur njerëzit e prekur nga kriza humanitare në mbarë botën. Udhëtimi I Dukeshës vjen një muaj pas vizitës në një manastir polak ku ajo u takua me familjet e detyruara të ikin nga Ukraina e shkatërruar nga lufta.

Dukesha e Jorkut në Shqipëri, Sarah Ferguson viziton afganët e