Sherr në lokal, 39-vjeçari përfundon tek Trauma me plumb në këmbë
Konflikti mes disa personave ka përfunduar me një të plagosur në Tiranë.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm, 7 prill ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi Sh. M., 39 vjeç, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri.
39-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se i plagosuri është konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, dhe në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar deri tani 12 persona dhe vijon puna për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
