"Kemi pasur një fatkeqësi natyrore për disa vjet në godinën e Presidencës", Rama" Presidenti s'mund të zgjidhet nga populli

Kryeministri Rama në një konferencë për mediet ditën e sotme, prezantoi rezultatet e Këshillimit Kombëtar. Por në konferencë nuk munguan as pyetjet për zgjedhjen e Presidentit të ri i cili është kthyer në një temë debati mes mazhorancës dhe opozitës pasi nuk po arrihet një dakordësi për grupin e negocimit.

Rama tha se Presidenti nuk mund të zgjidhet nga populli sepse është një figurë që s'ka pushtet. Teksa e quan një "fatkeqësi natyrore" mandatin 5 vjeçar të Presidentit Meta, kryeministi shtoi se është pa kuptim të kërkohet zgjedhja e Presidentit nga populli.

Rama: Unë jam kundër që në një Republikë si e jona presidenti të zgjidhet nga populli. Nuk është në natyrën e popullit tonë. Nëse do zgjidhet Presidenti nga populli duhet t'i jepnim më shumë pushtet. Të zgjidhet nga populli një President që s;ka pushtet, në kuptimin që është një figurë...tani normal që të gjithëve ju është ngatërruar pak fotografia e rolit të Presidentit se kemi pasur një fatkeqësi natyrore për disa vjet në atë godinë. Por, roli i Presidentit në këtë Republikë që kemi ne siç është në Itali apo në Greqi, apo në Republika të ngjashme është i tillë që e bën të pakuptueshme pse duhet të zgjidhte nga populli. Nëse do t'i jepnim Presidentit më shumë fuqi do të ishte jo vetëm e mundur, por edhe gjëja e duhur për të bërë.