Këshillimi Kombëtar, Rama: Mund të ketë pasur raste që një qytetar e ka plotësuar 2 herë, nuk na shqetëson kjo
Kryeministri Edi Rama së bashku me drejtoren e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano ditën e sotme ka prezantuar rezultatet e Këshillimit Kombëtar në një konferencë për mediet.
Procesi filloi më 19 janar dhe u mbyll më 31 mars. Pyetësori kishte 12 pyetje dhe kryeministri tha se e kanë plotësuar mbi gjysmë milion shqiptarë.
I pyetur nga gazetarët nëse ekziston mundësia që një qytetar ta ketë plotësuar 2 herë formularin, Rama tha se është ngjarje të tilla jatë të parëndësishme statistikisht.
Rama: Kemi bërë një pakt me vete që për të garantuar anonimitet absolut edhe një gjë e tillë mund të ndodhë, por nga ana tjetër ndodhi të tilla janë statistikisht të parëndësishme. Angazhim qytetarësh për të dalë dhe për të votuar shumë herë në mënyrë masive nuk ka pasur. Nuk e përjashtojmë që mund te ketë pasur qytetarë që kanë votuar më shumë se njëherë në ndonjë rast. Nuk na shqetëson kjo gjë.
