Reshje shiu në gjithë territorin e vendit, njihuni me parashikimin e motit për sot
Shqipëria paraqitet nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm gjatë gjithë ditës, ku vranësirat do të jenë të pranishme, herë pas here pritet zhvillim i tyre duke sjellë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të territorit. Më të fokusuara në veri – veriperëndim ku priten edhe stuhi të forta ere.
Sipas MeteoAlb, gjatë orëve të vona të mbrëmjes do të ketë përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke sjellë ndërprerje të reshjeve.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 17°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë max 65 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 5 ballë.
Rajoni dhe Europa
Kontinenti Europian karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe reshjet e shiut e dëborës do të jenë dominante.
Me problematike situata paraqitet në ishujt britanikë dhe pjesërisht gadishulli i Ballkanit ku priten shira në formë shtrëngatash si edhe stuhi të forta ere.
Europa veriore dhe ajo Lindore vijojnë me reshje dëbore. Ndërsa gadishulli Iberik dhe gadishulli Apenin do të jenë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë.
