"Jo vetëm kafja, është bërë tosti sikur të blesh flori" Vox Pop: Tani që kafja u rrit sa orë rrini në lokal?

Tani që dhe kafja u rrit sa orë rrini në lokal? Kjo ishtë tema në rubrikën Vox Pop me Enkin në emsionin "Ditë e Re, në Rtv Ora.

Ka nga ata që thonë se nuk ka ndikuar pasi kanë kufizuar kafen për arsye të shëndetit, por pastaj nga ata që thonë se shqiptarët mund të rrinë pa bukë, por pa kafe e dashuri nuk rrinë dot. Ka nga ata që kujtojnë se nuk është rritu vetëm kafja.

Ja disa nga mendimet e qytetarëve:

" Me ta thënë të drejtën nuk ulem në kafe, nuk ulem se nuk e pi kafen fare. Edhe kur jam me shoqëri nuk shkoj në kafe fare"

"Unë jam me tension një kafe pi, tjerët bubu sa pinë, rri sa të dua në pleq jemi s'kemi pse të rrimë në kafe shumë , nuk behët nami me pi një kafe."

" Unë pija 3-4 kafe në ditë po tani me ka kap tensioni dhe pi vetëm një e pi dhe pi çaj boronice"

" Nuk është rritur vetëm kafja, por edhe tosti është bërë sikur të blesh flori, tani pi vetëm një kafe dhe tostin nuk e marr fare"

" Pa dashuri dhe kafe nuk rrimë ne shqiptarët"

" Unë pija 3-4 kafe në ditë po tani që është rritur çmimi pi vetëm 2 kafe"

" Tani e pi në shtëpi, në lokal e pi me raste"

" Edhe pse është rritur çmimi i kafes shqiptarët pa bukë rrinë por pa lokal dhe kafe nuk rrinë"

" Në shqiptarët nuk rrimë dot pa kafe edhe pse është rritur çmimi"

" Kafja na është bërë si droga, sado të rritet nuk mund të rrimë pa kafe, më mirë të rrimë pa bukë"