A ka të bëjë largimi i Bushatit nga drejtimi i Postës me Këshillimin Kombëtar? Rama: Nuk merrem me...

60% e pyetësorëve  të Këshillimit Kombëtar janë plotësuar nga posta. Kryeministri Rama u pyet nëse largimi i Ervin Bushatit nga drejtimi i postës shqiptare ka të bëjë me këtë proces. Rama nuk pranoi të përgjigjej duke thënë se nuk merret me largime dhe vënie drejtorësh.

Rama: Për sa i përket drejtorit kjo është një risi në konferencën e shtypit. Unë nuk përgjigjem për vënie dhe largime drejtorësh. Nuk është puna ime dhe nuk është temë për këtë sallë.

Në pyetësor është përfshirë pezullimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve që abuzojnë me detyrën. Si do përcillet zëri i qytetarëve në këtë pushtet të pavarur?

Rama: Ndonjëherë pyes veten ju e keni seriozisht apo e dini që është pyetje pa kuptim por duhet bërë? Sepse ne nuk hyjmë në pushtetin e pavarur, por ne jemi edhe pushtet legjislativ dhe është pushteti legjislativ ai që përcakton atë pushtetin tjetër. Është shumë e thjeshtë. Nuk bëhet fjalë për të pezulluar ne qeveria gjykatësit. Bëhet fjalë për të bërë një ndërhyrje në legjislacion që ka qenë në draftin e reformës në drejtësi dhe ka rënë rrugës. Këta njerëz të pezullohen në vend dhe të pezulluar të hetohen, jo të vazhdojnë punën dhe nga ana tjetër vazhdojnë hetimet. Këtë do ta bëjmë ashtu siç i kemi bërë gjithë gjërat që kemi thënë. Mbase do marrë pak më shumë kohë, por gjërat që unë them bëhen, përndryshe nuk i them.