Asnjë gjurmë prej 3 ditësh, rinisin kërkimet për trupin e 10-vjeçarit në lumin Fan

Në ditën e tretë të kërkimeve ende asnjë gjurmë nuk ka nga 10-vjeçari i zhdukur në Fan të Mirditës. I mituri ra në lum ndërsa po ndiqte topin me të cilin po luante. Veç forcave të specializuar të polumbarëve, në kërkim të 10-vjeçarit janë vëne edhe institucionet lokale, por edhe banorë të zonës.

Kërkimet për 10-vjeçarin dyshohet se u mbyt në lumin Fan të Mirditës kanë hyrë në ditën e tretë.

Këtë të enjte kërkimet nisën në orën 08:00 të mëngjesit, ndërsa ato u përqëndruan në basenin e Hec-it të Repsit.

Në zonë ndodhen polumbarët  e forcave RENEA të mbështetur nga strukturat vendore por edhe banorë të zonës.

Deri tani nuk ka asnjë gjurmë të trupit të 10-vjeçarit i cili mendohet se ra në lum, pasi ishte duke ndjekur topin me të cilin po luante.

Reshjet e shiut, që kanë rritur nivelin e lumit dhe e kanë bërë atë më të rrjedhshëm i kanë vështirësuar kërkimet.

Nga ana tjetër në Shkollën 9-vjeçare “Ndrec Ndue Gjoka”, në Fan të Mirditës, ku mësonte 10-vjeçari prej 3 ditësh po zhvillohen orë edukative për shkak të gjendjes së rënduar  psikologjike të nxënësve.

"Situata në shkollë është jashtëzakonisht keq, kemi bërë orë edukative. Psikologu është duke bërë punën këtu bashkë me stafin pedagogjik."

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 5 prillit ku10-vjeçari ka qenë duke luajtur, ndërsa topi ka rënë në lumë, dhe teksa ka vrapuar për ta marrë atë ai mendohet të ketë rënë në lume dhe e ka marrë rryma.

Asnjë gjurmë prej 3 ditësh, rinisin kërkimet për trupin