OSHEE: Në Lezhë situata u përmirësua, Nënstacioni i Bushatit të Vjetër vijon të mbetet në kushte avarie

Ora 11:25 Përmes një njoftimi për median OSHEE njofton se shkak ka qenë avari e linjës së OST 110kV Bushat 2 - Lezhë,

"Në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm është stakuar si pasojë e avarisë linja e OST 110kV Bushat 2 - Lezhë, duke lënë pa energji për 30 minuta NST Lezhë. Si pasojë e manovrimeve të OST, furnizimi me energji i qytetit të Lezhës dhe fshatrave përreth është kryer gradualisht dhe në orën 08.22 është normalizuar situata në të gjithë rajonin.

Sa i takon Nst Bushat i Vjetër, i cili vijon të mbetet në kushte avarie, OST eshte duke punuar për eleminimin e defektit, i cili ka lënë pa energji disa zona të Bushatit (Shkodër)"


Ora 08:28 Lezha në errësirë prej orës 3 të mëngjesit, defekt në nënstacionin e Dajçit

Që prej orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, 7 prill pjesa më e madhe e Lezhës, përfshirë edhe qytetin janë përballur me mungesë të energjisë elektrike.

Nënstacioni elektrik në Lezhë nuk furnizohet me energji për shkak të një defekti në linjën e tensionit të lartë 110 kilowatt në Dajç.

Energji ka vetëm zona e Bregut të Matit që furnizohet nga nënstacioni i Rrilës.

OSHEE bën me dije se po punon për rikthimin e energjisë, ndërsa pritet që OST të riparojë defektin.