“Konsumatorët janë të rrezikuar, po vidhen”

Çmimet në vendin tonë janë rritur, duke nisur që nga buka dhe produktet e tjera të shportës.

Sakaq Granit Sokolaj, drejtues i “Alert”, i ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, tha se konsumatori aq sa është i rrezikuar nga siguria ushqimore, është i rrezikuar edhe nga vjedhja që i bëhet, sidomos në peshë.

Ai tha se çmimet po rriten, ndërsa pesha e një produkti po ulet. Sokolaj këshilloi konsumatorët që të verifikojnë peshën e ushqimit që blenë.

Granit Sokolaj: Në këto ditë që po jetojmë konsumatori është i rrezikuar aq sa siguria ushqimore, por aq nga vjedhja që po i bëhet kryesisht në peshë, duke filluar që nga buka dhe produktet e tjera, ngrit çmim, ulë peshë. Në disa raste konsumatorët e kanë të drejtën ligjore, p[or mund ta verifikojnë edhe vetë sepse pasha mund të kontrollohet.