Rama do riformatojë 61 degët e PS, a preket Erion Veliaj?

Nesër, 6 prill PS do të mbajë Asamblenë online në orën 17:00. Punimet e Asamblesë vijnë vetëm 3 ditë para Kongresit të PS i cili do të mbahet më 9 prill.

Në Asamble do të miratohet vetëm rendi i ditës që do të diskutohet gjatë Kongresit.

Kongresi i së shtunës përveç miratimit të Statutit, ndryshime që Sekretari i Përgjithshëm së bashku me kryetarin dhe grupin e punës i kanë propozuar tashmë Kongresit, pritet të kemi dhe një vendim për largimin e 61 kryetarëve të degëve në çdo bashki.

Gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi bën me dije se një tjetër pikë e cila do të diskutohet në Kongres ka të bëjë me analizën e punës së qeverisë, 1 vit në mandatin e tretë.

Do të jetë pandemia, lufta ndaj Covid-19, kriza energjitike, kriza me çmimet si dhe pritet të kemi një hapje të PS sipas agjendës së Kongresit të PS.

Do të jetë një rikthim i Ditmir Bushatit për të folur për hapjen dhe fuqizimin e PS. Ndërkohë në mbledhjen e kongresit pritet që gjithë anëtarët, deputetë dhe ministrat do të japin llogari te baza pasi ka pasur shumë kritika nga baza socialiste për sa i përket arrogancës së deputetëve, ministrave apo drejtuesve më të lartë të PS.

A preket Erion Veliaj si drejtues i Tiranës?

Pas largimit të Ditmir Bushatit nga drejtimi i PS në kryeqytet, Rama ka komanduar Erion Veliajn si drejtuesin politik të qarkut të Tiranës për të drejtuar PS. Pavarësisht kësaj nuk është i zgjedhur pasi edhe në statutin e PS nuk lejohet që një kryetar bashkie të marrë drejtimin e një dege të PS, por është thjesht i komanduar. Beleshi bën me dije se edhe pse ishte i komanduar, edhe Veliaj është i shkarkuar.