Rama kërkon ndërprerjen e mandateve të kryetarëve të degëve të PS-së
Edhe pse priteshin ndryshime në qeveri, Kryesocialisti Edi Rama do të riformatojë 61 degët e Partisë Socialiste.
Në Kongresin e 9 prillit shefi i mazhorancës do të kërkojë ndërprejen e mandatit 4 vjeçar të kryetarëve të degëve të PS, të cilët do të mbajën këtë detyrë deri 15 qershor, afat në të cilin do të zhvillohen edhe zgjedhjet për strukturat drejtuese në degët e e kësaj forcë politike në çdo bashki.
Gjithashtu në statut socialistët kanë kthyer Sekretarin ekzekutiv, ose të njohur ndryshe si Kancelari, me rolin e përgjegjësit administrativ të funksionit partisë në nivel bashkie.
Grupi i punës i cili ka punuar për statutin ka propozuar futjen në statut të drejtuesve politik si anëtarë të kryesisë së Partisë Socialite, pasi deri më sot ky rol është marrë pa një vendim statutor.
Kongresi
Axhenda e Kongresit të PS, të cilën Ora News e disponon, nis me një analizë së punës së qeverisë, ku në fokus do të jetë përballimi i sfidave të pandemisë, rritja e çmimeve, kriza energjitike si dhe objektivat për 3 vitet e ardhshme të qeverisë.
Përgatitja për zgjedhjeve vendore të 2023 dhe zgjedhja e Presidentit të ri do të jenë pjesë e diskutimeve të socialistëve në forumin më të lartë të PS.
Në këto punime përve krysocialistit Edi Rama do të mbajnë fjalë Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknui, Elisa Spiropali për Këshillimin Kombëtar, si dhe pritet të ketë një rikthim të Ditmir Bushatit për hapjen dhe fuqizimin e PS.
Pr/vendimi
V E N D O S I:
Të ndërpresë mandatin 4 vjeçar të kryetarëve aktualë të partisë të bashkive;
Zgjedhja e drejtuesve të rinj të partisë në bashki të bëhet në përputhje me kërkesat e neneve 26 dhe 27 të Statutit dhe të Librit të Rregullave të Partisë;
Brenda datës 30.04.2022, Asambleja Kombëtare e Partisë të miratojë rregullat, procedurat, kriteret për organizimin e procesit të zgjedhjes për strukturat vendore të partisë si pjesë e Librit të Rregullave me ndryshimet e reja në Statut;
Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese të partisë në çdo bashki do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor 2022;
Kryetarët aktualë të partisë së bashkive do ushtrojnë detyrat e tyre deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj;
Ngarkohet Kryesia e Partisë dhe Sekretariati ekzekutiv për zbatimin e këtij vendimi.
