Atentati në Autostradë: Tre identitetet me të cilat njihej biznesmeni i kromit

Vijojnë hetimet për vrasjen e Iljaz Çalit i mbetur i vrarë në një atentat të ndodhur mbrëmjen e 3 prillit në autostradën Tiranë – Durrës.

E gjithë zona në autostradë është krehur ndërsa janë marrë në pyetje dhe dy personat të cilët janë përmendur nga dëshmia e vëllait të Iljazit, Zeqir Çalja.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Viktima njihej me 3 emra, Iljaz, Jurgen dhe Julian Çali, informon Ora News dhe policia kërkon ndihmën dhe të gjithë prokurorive të tjera për të parë nëse kanë ndonjë çështje penale për këto emra.

Gjithashtu po verifikohen të gjitha lëvizjet e makinës me të cilën ka udhëtuar 37 vjeçari si dhe telefoni I tij është dërguar në laboratorin e policisë për të zbuluar ndonjë gjurmë që mund të ndihmojë në zbardhjen e vrasjes.

 

Nga verifikimi i kamerave që policia e Tiranës ka kryer, rezulton se mbrëmjen e 3 prillit 2022 viktima para se të shkonte në banesën e tij në fshatin Rinas i Ri, është kthyer në një sufllaqeri që ndodhet në rrugën e Elbasanit, duke blerë një sufllaqe.

Viktima ka qene shok i ngushtë i Gjin Nikës, i ekzekutuar në 5 prill 2014 në Fushë-Krujë, si pasoje e luftës së përgjakshme të Kromit.