"Shtëpia ime ishalla të ngel në fyt", banorët e Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit takojnë Artan Lamen

Banorët e Kodrës së Priftit, Paskuqanit dhe Laprakës ditën e sotme, 5 prill kanë shkuar te Agjencia shtetërore e Kadastrës.

Para derës ata i kërkuan kreut të Kadastrës që t'i presë në takim.

"O i korruptuar, dil jashtë. Shtëpia ime ishalla të ngel në fyt",, dëgjohet të thotë një banore.

"O Artan po dil zbato ligjin, kaq e thjeshtë është", tha gazetari Bledian Marku.

"Dil se me taksat tona paguhesh", dëgjohet të thotë një tjetër.

Gazetarja Sonila bën me dije se pas thirrjeve të qytetarëve, kreu i Kadastrës ka pranuar të takojë një përfaqësi të tyre.

Ditën e djeshme, 4 prill, banorët protestuan përballë bashkisë dhe pritën një përgjigje nga kryebashkiaku Erion Veliaj.